Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani Start dhe Delay
derisa treguesi i nisjes të fillojë të
pulsojë.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
PĂ«rfundimi i programit
Kur programi përfundon, treguesi
ndizet. NĂ«se nuk e fikni pajisjen brenda 5
minutash, do të fiken të gjithë treguesit.
Kjo ndihmon në uljen e konsumit të
energjisë.
1. Për të çaktivizuar pajisjen, rrotulloni
çelësin derisa shënuesi i programit të
jetë në një vijë me treguesin e
ndezjes/fikjes.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
9. UDHĂZIME DHE KĂSHILLA
9.1 Të përgjithshme
Këshillat e mëposhtme sigurojnë
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje
në përdorimin ditor dhe ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
⹠Hidhni në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve nga
enët.
⹠Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur është e nevojshme,
përdorni programin e paralarjes (nëse
disponohet) ose zgjidhni një program
me fazë paralarjeje.
⹠Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
⹠Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni
që enët të mund të arrihen dhe të
lahen plotësisht nga uji i lëshuar nga
hundëzat e krahëve spërkatës.
Sigurohuni që artikujt të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
⹠Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''3 në 1'', ''4 në 1'',
''Të gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e
shkruara mbi paketim.
⹠Zgjidhni programin sipas llojit të
ngarkesës dhe nivelit të ndotjes. Me
programin ECO ofrohet përdorimi më
efikas i ujit dhe konsumi më efikas i
energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
9.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
⹠Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
⹠Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë
të rëndë ne rekomandojmë përdorimin
e një detergjenti të vetëm (pluhur,
xhel, tableta pa funksione shtesë),
shpëlarësit dhe kripës veçmas për
rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje.
⹠Të paktën një herë në muaj vëreni
pajisjen në punë duke përdorur
pastrues që është veçanërisht i
përshtatshëm për pastrimin e pajisjes.
âą Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
⹠Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
9.3 Si të veproni nëse dëshironi
të ndaloni përdorimin e
tabletave të shumëfishta
Përpara se të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shpëlarësin,
kryeni procedurën e mëposhtme.
SHQIP 13